Hajduk Split barazoi 2-2 ndaj Slaven Belupo, në ndeshjen e kampionatit kroat. Mesfushori i kombëtares, Adrion Pajaziti u shfaq protagonist për Hajdukun, teksa dha një asist në këtë takim.

Më saktësisht, në minutën e 38-të, Pajaziti dhuroi asist për Rebic, i cili nuk fali para porte. Në këtë sezon, Pajaziti, në 25 ndeshje, numëron 1 asist dhe 1 gol. Futbollisti ka kontratë deri në vitin 2029 me Hajduk Split.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb