Revolucioni “Flamingo” ka hyrë në ditën e 18 dhe nga dje janë prezantuar disa risi.
Nga dje orari i protestës u zhvendos nga ora 18:00, në orën 19:00, si shkak i temperaturave të larta. Po ashtu marshimet u kufizuan brenda Unazës.
Mbrëmjen e djeshme fjalimet u mbajtën kryesisht nga të rinj, adoleshentë dhe studentë.
Sipas asaj që është mësuar, ditën e sotme një nga risitë e protestës do të jetë mbajtja e fjalimeve nga të moshuarit.
