Gjashtë këmbësorë, përfshirë një oficer policie, u plagosën pasi një makinë përplasi disa persona gjatë një incidenti të rëndë në Culver City, në zonën e Los Angeles, të martën pasdite, raportojnë autoritetet dhe mediat lokale.
Sipas policisë, ngjarja nisi rreth orës 19:00 pas një telefonate për një person që dyshohej se kishte vjedhur një automjet dhe kishte kërcënuar një tjetër person me thikë. Hetimet paraprake tregojnë se shoferi fillimisht goditi dy persona me makinë, duke shkaktuar nisjen e një ndjekjeje policore. Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, ai përplasi edhe katër këmbësorë të tjerë.
Autoritetet bëjnë të ditur se ende nuk dihet gjendja e saktë e të plagosurve, ndërsa disa automjete kanë pësuar dëmtime materiale gjatë ndjekjes. Ngjarja përfundoi kur i dyshuari u përplas me një automjet në zonën e një restoranti “drive-thru” të McDonald’s, ku më pas u arrestua nga policia. Gjatë ndërhyrjes, u plagos edhe një oficer policie.
Policia lokale deklaroi se motivi i të dyshuarit mbetet ende i paqartë, ndërsa e cilësoi sjelljen e tij si “të pamatur dhe të rrezikshme”. “Ne nuk e dimë ende motivin e tij, por ai vuri në rrezik jetën e shumë njerëzve në qytetin tonë”, u shpreh një përfaqësues i departamentit të policisë.
What started as a carjacking at knifepoint in downtown L.A. left 4 pedestrians, who appeared to have been targeted, injured along with a police officer hurt in a pursuit crash in Culver City, investigators say. https://t.co/DXmHE1qHH9 pic.twitter.com/dtHXTNy45I
— KTLA (@KTLA) June 17, 2026
Autori është dërguar në spital me lëndime të lehta dhe pritet të përballet me akuza të shumta, përfshirë tentativë vrasjeje. Hetimet për rastin po vazhdojnë.
