Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se rotacioni politik do të ndodhë vetëm kur brenda mazhorancës të ketë një krisje, gjë që sipas tij nka nisur tashmë me përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish- ministres Elisa Spiropali.

Ai u shpreh se arsyeja se pse Spiropali u godit në kulmin e karrierës së saj, është fakti se kreu i qeverisë Rama kishte nisur të kishte frikën se mund të zëvendësohej prej saj.

Gjokutaj ka vlerësuar kontributin e Spiropalit në PS ndërsa u shpreh se postet mes socialistëve i ka marrë me meritë.

“Nuk ka rotacion pa krisjet brenda mazhorancës, gjë që ka nisur. Rasti i Spiropali është shumë interesant. Spiropali u godit në kulmin e karrierës së saj. Spiropali nuk është Zegjine Caushi. Postet brenda socialistëve i mori me meritë. Pse iku? Iku sepse Rama i di të gjithë njerëzit si veten, ajo filloi të shkëlqente, të lobonte, takoi Marco Rubion dhe ai mendoi se ajo mund ta zëvendësonte. Si Enver Hoxha. Në shkaqet e një aksidenti, janë shumë shkaqe që ndodhin, por një është determinati. Njëjtë edhe Balluku si shkak. Spiropali është e guximshme sepse ka kontribuar shumë dhe nuk është as kategoria e Belindës sepse nuk është përfolur, nuk është në atë derexhe. Kush i tha Belindës ik bëj në Fier të gjithë ato thakma? Spiropali tashmë mban një qëndrim”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb