Barazim 1-1 mes Romës dhe Atalantës në Serie A. Bergamaskët kaluan në avantazh pas 12 minutash lojë, me golin e Krstovic.
Kryeqytetasit u hodhën në sulm dhe falë golit të Hermosos, shkuan në barazim në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë, Atalanta mbajti më shumë topin, por nuk kishte saktësinë e duhur për të goditur në portë.
Ky barazim bën që skuadrat të jenë përkatësisht në vendin e gjashtë (Roma) dhe shtatë (Atalanta).
