Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kallëzuar në SPAK ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin dhe drejtues të Policisë së Shtetit, pas protestës së ditës së premte që u mbajt në kryeqytet.

Gjatë protestës teksa pati përplasje, policia raportohet se përdori bombola gazi në drejtim të protestueseve, duke lënduar disa prej tyre, madje edhe deputetë. Gjithashtu, të lënduar u raportuan edhe nga radhët e efektivëve.

BalkanWeb mëson se përveç ministrit Lamallari janë kallëzuar dhe 8 drejtues të Policisë së Shtetit.

Kallëzimi është dorëzuar paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: