Kur kanë kaluar 2 vite e gjysmë nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut dhe 2 vite nga Gjykata e Lartë, të cilat urdhëruan zbulimin e urdhëruesve të vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011, ende nuk ka një konkluzion të hetimeve nga ana e SPAK.

Duke marrë shkak nga situata në fjalë, Mark Nika, xhaxhain e Aleksa Nikës, i vrarë 15 vite më parë, i dorëzoi gjatë seancës së 16 prillit një kërkesë kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Nika i ka kërkuar Ballës ndihmën e Kuvendit për të ndikuar në SPAK për përshpejtim të hetimeve dhe të dilet me një rezolutë.

Ndërkohë sot, në një dalje për mediat, Balla u pyet nga gazetarët, ndërsa ai foli shumë shkurt dhe prerë. “Do ta shohim në procesin e analizave të institucioneve.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb