Suksesi i Cityt ndaj Arsenalit ka bërë që gara për titullin në Angli të jetë mjaft interesante. “Ikona” e Manchester United, Wayne Rooney tregoi këndvështrimin e tij, pas sfidës. Sipas tij, favorit është Arsenali, edhe pse i lehtë.
“Gara për titull nuk ka mbaruar ende. Kam një ndjenjë se do të ketë më shumë kthesa. Padyshim që do të jetë një luftë e ngushtë, por City ka një ndeshje më pak për të provuar ta fitojë, kështu që unë ende e konsideroj Arsenalin si paksa favorit.
Nga tani deri në fund të sezonit, gjithçka do të varet nga cila skuadër mund të ruajë qetësinë, ajo do të fitojë”- tha ai.
