Irani nuk do të negociojë nën hijen e kërcënimeve, tha Kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, ndërsa po bëhen përpjekje për të ulur SHBA-në dhe Iranin në tryezën e negociatave në Pakistan.
Në një postim në mesnatë të hënën, ai shkroi:
“Trump, duke imponuar një rrethim dhe duke shkelur armëpushimin, kërkon ta shndërrojë këtë tryezë negociatash – sipas imagjinatës së tij – në një tryezë dorëzimi ose për të justifikuar përsëritjen e veprimeve të tij luftënxitëse.
Ne nuk pranojmë negociata nën hijen e kërcënimeve dhe në dy javët e fundit jemi përgatitur të zbulojmë karta të reja në fushën e betejës.”
Armëpushimi dyjavor midis dy vendeve do të skadojë pas disa orësh (do të mbetet në fuqi deri më 21 prill). Mundësia që ai të zgjatet teorikisht nuk është përjashtuar, por për momentin nuk duket e fortë.
