Filmi i shumëpritur The Devil Wears Prada 2 pati premierën e tij në New York, duke mbledhur në tapetin e kuq yjet kryesore të kastit dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Aktorja kryesore Anne Hathaway u shfaq me një paraqitje elegante, që lehtësisht mund të ishte zgjedhur nga personazhi i saj, Endi Sacks. Ajo veshi një fustan sateni të kuq të ndezur nga Louis Vuitton, i dizenjuar nga Nicolas Ghesquière. Pamjen e kompletoi me bizhuteri nga Bulgari.

Në këtë vazhdim, Endi Sacks rikthehet në botën e modës dhe medias, duke marrë një rol të rëndësishëm si redaktore në revistën Runway. Ajo ribashkohet me kryeredaktoren ikonike Miranda Pristli, e luajtur nga Meryl Streep, dhe përballet me kolegen e saj të dikurshme, Emili, të interpretuar nga Emily Blunt. Në kast rikthehet edhe Stanley Tucci.

Regjisori David Frankel u shpreh se filmi pasqyron ndryshimet e mëdha në botën e medias gjatë dy dekadave të fundit, duke u fokusuar te sfidat e një gruaje në të 40-at.

“Djalli vesh Prada 2” vjen si vazhdim i filmit të famshëm The Devil Wears Prada, i cili la gjurmë të mëdha në kulturën pop. Filmi pritet të dalë në kinematë greke më 30 prill.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: