Sezoni në Premier League po hyn në fazën vendimtare, ndërsa parashikimet e fundit nga Opta tregojnë një garë gjithnjë e më të hapur për titullin kampion.

Humbja 2-1 e Arsenal  ndaj Manchester City ka rihapur plotësisht garën, me skuadrën e Pep Guardiola që tashmë është vetëm tre pikë larg kreut dhe me një ndeshje më pak në dispozicion. Një fitore ndaj Burnley FC mund t’i çojë “qytetarët” në vendin e parë.

Megjithatë, sipas Opta-s, Mikel Arteta dhe skuadra e tij mbeten favoritë për titullin, me 73% shanse për të triumfuar, edhe pse kjo përqindje ka pësuar rënie të ndjeshme javët e fundit.

Opta
 

Ndërkohë, Manchester City ka rritur ndjeshëm shanset për titull dhe mbetet rivali kryesor në këtë sprint final të sezonit. Paralelisht, skuadra e Guardiolës do të jetë e angazhuar edhe në FA Cup, ndërsa Arsenal do të luajë shanset edhe në Champions League, teksa do të ketë impenjimin e dyfishtë ndaj Atletico Madrid, me “topçinjtë”, që synojnë të mbërrijnë në finale e madhe të Budepastit më 30 Maj.

Në javët e fundit, “topçinjtë” do të përballen me Newcastle United, Fulham FC, West Ham United, Burnley FC dhe Crystal Palace, ndërsa Manchester City do të sfidojë Burnley, Everton, Brentiford, Bournemouth, Aston Villa dhe Crystal Palace, në një kalendar që pritet të vendosë fatin e titullit. Gara mbetet e hapur deri në fund, me çdo ndeshje që mund të rezultojë vendimtare. Për Arsenal dhe City është e ndaluar të gabohet nga tani e deri në fund.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb