Pamjet që shihni tregojnë momentin kur dy shtetase iraniane, dërgohen në policinë e Tiranës, pas ngritjes së shqetësimeve nga qytetarë të ndryshëm në kryeqytet, për lëvizjet e tyre të dyshimta.
Këto të fundit akuzohen nga qytetarë, të cilët përmes fotove dhe videove kanë denoncuar lëvizje të çuditshme nga zonjat në fjalë, me pretendimin se tentonin që të tërhiqnin në biseda fëmijë, duke i pyetur ata, ndërsa ngrinin pikëpyetje nëse bëhej plan për raste të planifikimeve të rrëmbimeve të të miturve. Duke marrë shkas nga situata, policia identifikoi dhe shoqëroi dy zonjat, të cilët siç shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb hyjnë në ambientet e policisë.
Ato do të japin dëshminë e tyre në lidhje me pretendimet e ngritura. Sipas Policisë, shtetaset me inicialet M. G. dhe A. G. janë shoqëruar më 21 prill 2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale. Policia sqaron se, deri në këtë fazë të hetimeve, nuk ka asnjë provë që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve, duke garantuar qytetarët se nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e tyre.
