Nuk dihet ende nëse mesfushori i PSG, Vitinha, do të rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë ndaj Bayernit në Champions, apo jo. Për këtë temë, ka folur së fundmi, trajneri i parisienëve, Luis Enrique.
“Kanë mbetur ende dy ndeshje shumë të rëndësishme për kampionatin. Do të shohim, me qetësi, se si mund të rikthehen lojtarët e dëmtuar. Por nuk e di,” tha Enrique. E sigurtë është mungesa e tij në dy ndeshjet e ardhshme në kampionat, atë ndaj Nantes dhe Angers.
