Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj, e quan qëndrim aspak të moderuar të kreut të PD, Sali Berisha, ndaj Ervin Salianjit, i cili ka shpallur ambicien për të marrë pjesë në garën për zgjedhjen e kryetarit të PD më 23 maj.

Biberaj tha se PD ka nevojë për flukse të reja jo përjashtime.

“Unë nuk kam qenë dakord me përjashtimet, ato vendime do ti quaja të gabuara të nxituara, sepse ne sot kemi nevojë më shumë për bashkim se herë tjetër. Por PD nuk është e mbyllur, cdo njeri mund të aderojë. Unë di vullnetin e Berishës për hapje të PD se i kemi diskutuar këto cështje dhe është i bindur se PD duhet të hapet, ne kemi nevojë për flukse të reja që të mundim pushtetin i cili është i egër, i ashpër”, tha Biberaj.

I pyetur, nëse qëndrimet ndaj Salianjit në PD, janë të njëjta me atë cka po ndodh në kampin e kundërshtarit politik, ku ish-ministrja e Jashtme dhe ish-kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali po sulmohet për qëndrimet e saj jo pro linjës së kryetarit, Biberaj tha se nuk ka asgjë të përbashkët.

“Duket sikur ngjan me Salianjin por nuk është e njëjta gjë. Edhe nesë ne e bëjmë këtë gabim, ky nuk i kushton shoqërisë shqiptare, por nëse ndodh në PS është modeli qeverisës.

Spiropali ka qenë numri 2 i shtetit, un nuk kam asnjë simpati për aktivitetin politik të saj por nuk jam kurrë për dënimin e politikanëve.

Por sic i sulen jenicerët ju suen bizneseve cdo ditë, edhe juve, por ky nuk është shtet ligjor por kriminal cpounë ke me bizneset pse do i sulesh. Nuk jam dakord me përjashtimin as të Salianjit dhe askujt, por nga bisedat me Berishën di që ai është pro hapjes së partisë”, tha Biberaj.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb