Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, gjatë një interviste në studion e Neës24, fajësoi PD për humbjen e disa bastioneve në Tiranë dhe Durrës, që sipas tij, kanë si shkak punën e dobët të demokratëve.

Sipas Biberaj, nëse do të punohej me përkushtim, votat nuk do të ishin vjedhur.

Ai u shpreh optimist për zgjedhjet e ardhshme vendore, pasi sipas tij, me një kandidat të mirë politik dhe figurë me integritet i dalë nga PD, mund të arrihen rezultate të mira, duke mos vënë në diskutim madje dhe fitoren në Tiranë.

“Nuk kemi punuar gjatë këtyre 14 viteve, unë kam rezerva për punën e bërë nga PD, unë kam një parim që puna duhet nisur kur ndizet llampa e parë në qytet dhe e mbyll kur fiket e fundit.

Unë jam politikan konservator i punës në terren, jo me statuse në rrjetet sociale.

Natyrisht do përdoren se jemi pro teknologjisë por duhet të takohemi me njerëzit dhe ata të shohin sy më sy dhe kur i premton diçka vijnë nesër e të kërkojnë llogari”, tha Biberaj duke shtuar se fitorja e opozitës nis nga Tirana, brenda 6 muajve nëse fitojmë kryeqytetin shkojmë në zgjehdje të parakohshme.

Aleksandër Biberaj: Kjo mazhorancë i vjedh votat por unë nuk jam fatalist.

Ne urgjentisht duhet të kemi kandidatin për kryetar bashkie, një figurë përbashkuese, një personalitet politik, civil e qytetar që të bashkojë të gjithë opozitën por duhet të jetë figurë e PD, jo nga partitë e vogla dhe ne kemi disa emra që do ti diskutojmë me Berishën.

Nëse ne punojmë natë e ditë ska qeveri që na i vjedh votat.

Nuk kemi punuar gjatë këtyre 14 viteve, unë kam rezerva për punën e bërë nga PD, unë kam një parim që puna duhet nisur kur ndizet llampa e parë në qytet dhe e mbyll kur fiket e fundit.

Unë jam politikan konservator i punës në terren, jo me statuse në rrjetet sociale.

Natyrisht do përdoren se jemi pro teknologjisë por duhet të takohemi me njerëzit dhe ata të shohin sy më sy dhe kur i premton diçka vijnë nesër e të kërkojnë llogari.

Do ja propozoj doktorit, dhe nëse ne e nxjerrim kandidatin e nisim të punojmë, ne e kemi të fituar Tiranën.

Fitorja e opozitës nis nga Tirana, brenda 6 muajve nëse fitojmë kryeqytetin shkojmë në zgjehdje të parakohshme.

Ka pasur disa lagje që i kemi patur bastionet tona dhe i kemi humbur për shkak të punës tonë poor dhe Durrësin, me një kandidat q ësduhet të kandidpnte. E mori Dako dhe sot e mbajnë grupet kriminale edhe Shkodra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb