Vedat Muriqi nuk arriti të bëjë diferencën këtë herë për Mallorca, me ekipin e tij që u ndal në një barazim 1-1 përballë Valencia, por në letër kjo ishte një tjetër pikë jetike në objektivin e tyre për të mbijetuar në La Liga. Ky objektiv pritet të përcaktojë jo pak edhe të ardhmen e Vedat Muriqit, është thuajse e pamundur që “Pirati” të qëndrojë në ishull nëse Mallorca nuk mbijeton në elitë.

Prej kohësh, emri i Vedat Muriqit po qarkullon fuqishëm në tregun e transferimeve, madje u përfol edhe si një përforcim i mundshëm për Barcelonën, por në Turqi kanë një tjetër version. “Bomberi” dardan ka zgjedhur të rikthehet te Fernerbahce, me palët që kanë një akord total ndërmjet tyre, por fillimisht duhet bindur edhe Mallorca.

Sigurisht ekipi spanjoll nuk mund të heq dorë kaq lehtë nga sulmuesi i tyre kryesor, të paktën jo pa marrë atë që kërkojnë. Mallorca është në pozita komode për të negociuar pasi Muriqi është nën kontratë deri në vitin 2028 dhe ka një klauzolë largimi prej 40 milionë euro. Kjo është një shifër që Fenerbahce nuk mund ta paguajë, por dëshira e lojtarit për t’u rikthyer në Turqi detyron Mallorcan që të bëjë ulje të ndjeshme për kartonin e tij. Gjithnjë sipas mediave në Turqi ky transferim mund të mbyllet mbi bazën e 10 milionë euro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb