Islor Islami ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë në Lezhë, pas zbulimit të disa ambienteve të përshtatura për lojëra fati në zonat e Laçit dhe Milotit.

Lajmi mbi dorëheqjen konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra.

Largimi i tij nga detyra vjen në vijim të ndërhyrjeve të autoriteteve, të cilat evidentuan funksionimin e këtyre aktiviteteve të paligjshme, në kundërshtim me ligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb