Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me akuza të forta ndaj figurave të lidhura me qeverinë, duke përmendur këtë herë biznesmenin Ergys Agasi dhe drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj.
Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se pas disa muajsh që Agasi është shpallur në kërkim. janë ndërmarrë veprime për sekuestrimin e pasurive të tij.
Berisha hodhi akuza edhe ndaj Mirlinda Karçanaj, për të cilën tha se, ndryshe nga sa pretendohet publikisht, rezulton të ketë pasuri të konsiderueshme. Ai përmendi apartamente, tokë me ullinj dhe llogari bankare, duke e kundërshtuar narrativën se ajo jeton me qira dhe nuk zotëron pasuri.
“Pas kaq muajsh u kujtuan se duhet të sekuestroheshin pasuritë e Ergys Agasit dhe grupit kriminal. Të mësojmë pak për pasurinë e të gjorës Mirlinda Kaçanai që nuk ka s makinë sipas Ramës dhe jeton në banesë me qera. Rezulton se Mirlinda, presto nome i Lindës së Surrelit ka apartamente, pasuri, ullishte 1500 metër katror, autveturë që meë duket e ka dhuratë nga Rama, model Tiguan, një seri llogari bankare. Kjo është e varfra dhe e gjora e Edi Ramës”, tha ai.
