Barcelona triumfon ndaj Celta Vigo, blindon vendin e parë, +9 nga Real Madrid, por festa nuk ishte e plotë, kjo pasi Lamine Yamal, ylli i ekipit, doli nga fusha i dëmtuar duke shqetësuar jo vetëm stafin e ekipit blaugrana, por edhe atë të përfaqësues spanjolle. Gjatë ekzekutimit të penalltisë, Yamal ndjeu një shqetësim duke u larguar menjëherë nga fusha e lojës.
Lajmet e para që vijnë nga “Camp Nou” janë me të vërtetë shqetësuese, pasi dyshohet për një këputje të muskujve në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Nëse rezonanca magnetike vërteton këtë shkallë dëmtimi, atëherë Yamal mbyll me siguri sezonin me Barcelonën, por vendos në dyshim të fortë edhe prezencën në Botëror.
I shqetësuar pas ndeshjes, u shfaq edhe Hansi Flick: “Nuk është e lehtë, por duhet ta pranojmë. Shpresoj që dëmtimi i tij të mos jetë aq i rëndë, por jam i shqetësuar”, u shpreh Flick.
