Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka shkuar sot në GJKKO ku po mbahet procesi gjyqësor në lidhje me atentatin që iu bë kohë më parë gjatë kohës që ishte prokuror në Durrës. Nga atentati humnbi jetën shoferi i tij.
Siç shihet nga pamjet, Ndoja ka hyrë në ambientet e GJKKO, ku do të pyetet si dëshmitar.
Kujtojmë se në atentatin e 2019-ës u plagos Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur edhe si Rrumi. Ndërkohë humbi jetën Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit të Durrësit.
