Kartoni i Ernest Muçit do të blihet nga Trabzonspori, për ta shitur më pas në Europë. “Eagle Media” nga Turqia shton në shkrimin e publikuar, që një ofertë prej 17.5 milionë eurosh mbërriti në zyrat e klubit të Trabzonit. Kjo është arsyeja, që e shtyn klubin për të investuar sërish te Muçi.

Opsioni për blerjen e kartonit nga Beshiktashi mund të shfrytëzohet deri më 10 maj. Bëhet fjalë për 8.5 milionë euro, që duhet të shpenzohen nga Trabzonspori. Më parë, 1 milion euro u dhanë për të siguruar huazimin.

Muçi nuk ka luajtur gjatë muajit prill për shkak dëmtimi. Rikthimi në fushë pritet pikërisht sot, kur është rezervuar transferta me Samsunspor në transfertë.

25-vjeçari është mjaft i vlerësuar te Trabzonspori. Klubi turk po lufton për të kaluar Fenerbahçen, që ndodhet 2 pikë larg.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: