Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në “Kjo Javë”, u shpreh se skema korruptive e zbuluar nga SPAK në zyrat e AKSHI-t, ishte një skemë e mirëmenduar e cila delegonte tenderat që hartoheshin në zyrat e këtij institucioni me ndikimin e drejtpërdrejtë të bizneseve të lidhura me AKSHI-n
Llabani tha se, duke qenë se për Ballukun u kërkua shtyrje e afateve të hetimeve, edhe për dosjen e AKSHI-t pritet të ndodhë shtyrje e hetimeve, por sipas saj, nuk pritet për momentin arrestimi i Linda Karçanaj.
Anduena Llabani: Në këtë veprimtari ka patur shumë kompani të cilat kanë përdorur skemat për tenderat. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë, por ajo që ka shokuar SPAK ka patur shumë kompani që kanë përdorur skemat për tenderat.
Ishin kompanitë e përzgjedhura nga AKSHI që përcaktonin fituesin e tenderit, cmimin, llojin e tenderit që lidheshin me një grup tjetër të interesuar. Tendera ishin të deleguara dhe të mirëmenduara dhe çmimet i vendosnin bizneset. Por ajo që është e sigurt, ka shumë gjëra që pritet të dalin.
Për Ballukun, SPAK ka kërkuar shtyrje të hetimeve, por dhe për këtë dosje do të ketë shtyrje, është e drejta e prokurorëve, e ka patur të arsyeshme për të mos e arrestuar Karçanajn, pasi ndoshta është më mirë për ta mbikqyrur nga jashtë.
