Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i ftuar në “Kjo Javë”, deklaroi se kreu i PD, Sali Berisha prej kohësh ka akuzuar Ramën se pas skemës korruptive të AKSHI-t, qëndron Linda Rama.

Këlliçi tha se ai është në gjyq me baxhanakun e Edi Ramës për kallëzimet që janë bërë ndaj tij, si përfitues i tenderave nga AKSHI.

“Kemi 6 vjet që e kemi denoncuar, por patatja e nxehtë i ka ngecur në dorë nga filmimet e gjetura në zyrën e Agasit.

Që kemi të bëjmë me skemë private përfitimi të Ramës. Jam në gjyq me baxhanakun e Ramës. Ai bënte kërdi në tendera.. Në rastin e Karcanaj, Rama e ka marrë në mbrojtje direkt. Berisha ia ka thënë në kuvend që bashkëshortja e Ramës është e përfshirë në dosjen e AKSHI-t. Rama s’ka kthyer përgjigje”, tha deputeti i PD, Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi: Ka një presion pozitiv për të shtyrë përpara dosjen e AKSHI-t. kemi 6 vjet që e kemi denoncuar por patatja e nxehtë i ka ngecur në dorë nga filmimet e gjetura në zyrën e Agasit. Që kemi të bëjmë me skemë private përfitimi të Ramës. Jam në gjyq me baxhanakun e Ramës. Ai bënte kërdi në tendera. Jam në gjyq njësoj si me Mirel Mërtirin. Në rastin e Karcanaj, e ka marrë në mbrojtje direkt. Berisha ia ka thënë në kuvend që bashkëshortja e Ramës është e përfshirë në dosjen e AKSHI-t. Rama ska kthyer përgjigje.

Që është në Tiranë dhe në Durrës e dimë të gjthë. Nëse e ndan mendjen Edi Rama ta kapin bëhet pentito.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb