Akil Tahiri 35-vjeç po merr trajtim në spitalin e Traumës, pasi u plagos me armë zjarri. Policia e Kurbinit ka reaguar me një njoftim zyrtar duke thënë se 35-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta në Fushë-Kuqe.
I riu banues në fshatin Fushë-Kuqe, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Kurbin-Informacion paraprak;
Në Spitalin e Traumës, Tiranë, rreth orës 11:15, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta në Fushë-Kuqe, Kurbin, shtetasi A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kuqe, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
