Gjatë një aktiviteti në Shtëpia e Bardhë për uljen e kostove të kujdesit shëndetësor, presidenti amerikan Donald Trump ndau historinë prekëse të një fëmije 2-vjeçar që, sipas të pranishmëve, arriti të rikthejë dëgjimin pas trajtimit mjekësor.

I vogli, Travis Smith, ishte i pranishëm në Zyra Ovale në krahët e nënës së tij, Sierra Smith. Ai lindi plotësisht i shurdhër, por pas një kombinimi trajtimi dhe ndërhyrjeje kirurgjikale, thuhet se ka rifituar aftësinë për të dëgjuar.

Gjatë fjalës së tij, Trump e cilësoi rastin si “mbresëlënës”, duke theksuar se fëmija tashmë mund të dëgjojë nënën e tij kur i thotë “të dua”. Nëna e djalit tregoi se pas trajtimit, ai ka filluar të reagojë ndaj tingujve dhe muzikës, madje shfaq interes për të kërcyer dhe për instrumentet muzikore.

Momenti më i veçantë i eventit ishte kur vogëlushi nisi të lëvizte lirshëm në Zyrën Ovale, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve, e më pas u shtri në qilim për disa sekonda. Pamjet u bënë virale, ndërsa Shtëpia e Bardhë i publikoi me një mbishkrim të thjeshtë: “pothuajse e premte”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: