Juria për Çmimin e gazetarisë Konservatore “Nebil Çika” ka vlerësuar me trofe gazetarin e njohur Fitim Zekthi, pedagog i Teorisë Politike në universitetin UET, si fituesi i edicionit të dytë.

Intelektual i angazhuar, prof. Zekthi është një gazetar veteran në median e shkruar dhe televizive, me kontribute të qenësishme në demokratizimin e hapësirës publike duke u bazuar në vlerat më të mira konservatore të shoqërisë tonë.

Trofeu është punuar me shumë përkushtim në traditë nga Skulptori njohur Emanuel Koko.

Botuesi Lavdrim Lita shpjegoi për studentët se fituesi i këtij çmimi është përzgjedhur nga një juri me gazetarë, shkrimtarë, regjizorë dhe jo vetëm.

Dy vite pas ndarjes nga jeta, një grup gazetarësh krijuan nismën për çmimin “Nebil Çika”.

Një prej ideatorëve shprehet se vlerësimet do të jenë për gazetarinë konservatore, duke i qëndruar besnik parimeve të gazetarit që u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.

“Ikja e tij e parakohshme sigurisht na ka lënë një boshllëk, por ne e kemi mbushur me dashurinë që kemi pasur për të dhe për profesionin tonë”, theksoi Lita.

“Juria e përbërë nga shumë gazetarë, kolegë, regjisorë, shkrimtarë vendosi që në vitin e pare të seleksiononte disa gazetarë për shkak të veprimtarisë së tyre publike në demokrtatizimin e hapësirës publike, përmes disa vendimeve të njëpasnjëshme, caktoi zotin Fitim Zekthi si fitues i edicionit të dytë të çmimit të gazetarisë konservatore “Nebil Çika.”

“Simbolikisht trofeu simbolizon shtyllën kurrizore dhe deformimin që ajo pëson, pra deformimi që ka qenë gjatë komunizmit. Trofeu është punuar nga Skulptori i njohur Emanuel Koko”.

Ndërkaq, Lita theksoi dhe diferencën midis gazetarisë gjatë kohës së Nebil Çikës me gazetarinë aktuale.

“Sigurisht media sot ka ndryshuar, ka ndryshuar teknologjia dhe sfidat. Gazetarët sot janë më të pambrojtur.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb