TIRANE– Banorët e Selitës janë hedhur sot në protestë, ndërsa shkak është bërë bllokimi i rrugëve pas projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe. Të gjithë njëzëri kanë kërkuar që të ndërtohet mbikalimi, pasi sipas tyre ata janë izoluar.

“Duam që të ndërtohet mbikalimi pasi na kanë izoluar. Rrugët ekzistuese janë mbyllur dhe ne jemi bllokuar totalisht.”, pohuan protestuesit. Sakaq, para një muaji 300 banorë të Selitës i dërguan një peticion kreybashkiakut Erion Veliajt, ndërsa ata pohuan se nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri më tani nga Bashkia e Tiranës. Ndër të tjera ta paralajmëruan se nesër në orën 18:00 do bllokojnë punimet.

“Veliaj të vijë të shikojë si jetojmë. Nesër në 6 pasdite do bllokojmë punimet. Nuk do të lejojmë punimet për Unazën e Madhe. Nuk kemi ku të kalojmë as të blejmë bukë”, shtuan ata.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: