Presidentët e Venezuelës, Delcy Rodriguez dhe Gustavo Petro i Kolumbisë njoftuan pas një takimi në Karakas, se të dy vendet do të lëvizin drejt një bashkëpunimi shumë më të ngushtë midis forcave të tyre të armatosura për të luftuar kundër “mafias”, “bandave kriminale ” që veprojnë kryesisht në kufirin më shumë se 2,000 kilometra të gjatë.

Pas takimit në Karakas, dy liderët theksuan se do të ndërmarrin një “përpjekje të përbashkët” për të goditur rrjetet kriminale që operojnë në kufirin mbi 2 mijë kilometra të gjatë, ku aktivitetet ilegale përfshijnë trafikun e drogës, minierat e paligjshme dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Sipas deklaratave zyrtare, bashkëpunimi do të përfshijë koordinim të thelluar ushtarak dhe shkëmbim të menjëhershëm informacioni inteligjent për të përballuar grupet kriminale në rajonet kufitare, të cilat prej vitesh janë problem sigurie për të dy vendet.

Kjo vizitë është historike, pasi Gustavo Petro u bë lideri i parë që viziton Venezuelën pas zhvillimeve të fundit politike dhe largimit të Nicolás Maduro nga pushteti në fillim të vitit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb