Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Kjo Javë në News24, tregoi detaje nga dosja e AKSHI-t dhe përfshirja e Marlinda Karçanajt në abuzime me tendera dhe marrje ryshfeti në shuma të majme. Ajo tregoi mekanizmin që përdori Karçanaj për të fshehur pasuritë.

Madje ajo theksoi se e ‘tradhtoi’ shoferi i saj i cili doli zbuluar para oficerëve të SPAK.

“Janë dy çështje të tipologjive të ndryshme. Sa i takon funsiomeve që mbante zonja Balluku, mori më shumë vëmndje. Por tipologjia e AKSHIT është ndryhse, pasi ka rrëmbime, ka filmime, pastrim parash, pak nga të gjitha llojët. Agasi sipas SPAK kishte instaluar kamera dhe filmonte takimet me personazhe të ndryshme, politikë apo biznese, përfshirë dhe zonjën Karçanaj. Mendoj se e bënte për shantazhuar çdo personazh që nuk do t’i bindej të nesërmen. Pasi doli skandali i AKSHI-t, zoti Rama doli dhe bëri avokatin dhe tha se ishte me qira. Ajo mund të jetë e pafajshme. SPAK ka arritur të provojë se zonja Karcanaj kishte prona të fshehta, 2 apartamente luksoze në Tiranë dhe një dublex në Qerret dhe një tokë arë. Se di sa pasuri të tjera mund të nxjerre hetimi në dritë. Dy janë momentet që duhen thënë; nuk është rasti tipik që një zyrtar ka kryer shkelje, dhe po i sekuestrohen pasuritë. Në këtë rast pati hetim të thelluar.

Sipas SPAK, Danile Shima, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, u zhduk në mënyrë të mistershme vjeshtën e viti ttë kaluar. Një nga dëshmitë që dha në SPAK, pretendoi se ka prova që i ka çuar një shumë prej 200 mijë eurosh, ryshfet Karçanajt, në kuti vere apo kuti të tjera. Më pas ajo i përdori për të blerë një shtëpi. Nëse marrin dublexin në qerret, nuk ka shkuar kurë në atje ska shkuar kurrë atje. Ai deklaroi se kishte përfituar një shumë parash nga kjo gjë. E kam zbardhur në mënyrë të detajuar në emisionin ‘Në Shënjestër’. Ai thotë se ka marrë një thes me para, i çoi në bankë, që dyshohet se ishin arritur përmes furnizimit nga gjobat për tenderat. Më pas shkonin për kompaninë e Agasit. Pra Agasi, bashkëpunonte me Karcanajn dhe Beqirajn. Ai thotë; se njoh blerësin, nuk kam firmosur kontratë. Shoferi i zonjës Karcanaj e ka ‘tradhtuar’ atë. Ai ka thënë si fillim që nuk e kishte idenë se ku e kishte shtëpinë Karçanaj, por më pas kur i kanë nxjerrë prokurorët faturat që ai kishte paguar për administrimin e kësaj pasurie, rezultoi se rrezikoi të shkonte në përgjegjësi penale dhe tregoi; më falni, unë kam bërë një gabim. Por shefja ime ka jetuar aty deri në 2025-ën. Ai njeri nuk kishte të ardhura, nuk i justifikoheshin paratë. Interesante është dhe blerja e apartamentit, që shkoi në duart e nënës së saj. Ai apartament ndodhet në rruga e Kavajës. Ai person që e ka blerë nuk kishte para. I dhanë para dy kompanitë, të Agasit dhe Beqirajt. Kontratat për këto para janë firmosur brenda ditës. Më pas ai apartament u shit te motra e Daniel Shimës, të cilën ajo e rishiti 30 mijë euro më pak. Në finale, sipas SPAK, edhe kjo është pasuri e fshehur e Karçanajt. Është shoferi që tregoi se i kishte lëvizur rrobat që aty.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb