Policia e Shtetit ka vijuar operacionin “Fati i Lojërave”, duke zbuluar dy ambiente të përshtatura për lojëra fati në Kavajë.
Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Gjatë kontrollit në dy ambiente, në lagjen nr. 6 dhe lagjen nr. 1, u sekuestruan 16 makineta që përdoreshin për aktivitete të paligjshme.
Në kërkim janë shpallur dy persona, një 26-vjeçar, në ambientin e të cilit u gjetën 5 makineta, dhe një 20-vjeçar, ku u sekuestruan 11 të tjera.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa vijon puna për kapjen e të shpallurve në kërkim.
