Mbahet sot protesta e 16 e qytetarëve. Pasi protestuan para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin.
Protesta ka regjistruar një pjesëmarrje rekord, një marshim historik që i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.
Pas disa orësh fjalimi, marshimi vijon në rrugët e Tiranës.
Protestuesit të pandalshëm për orë të tëra marshojnë në rrugët e kryeqytetit me thirrjet “Rama në burg , Berisha në burg”; “Edi Rama jep dorëheqjen”; Atdheu nuk shitet.
Protesta janë mbajtur edhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, Vlora, Pogradeci, Durrësi, Shkodra, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama. Gjithashtu tubime madhështorë janë mbajtur edhe jashtë vendit. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kastës politike të korruptuar.
