Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar qeverinë për menaxhimin e situatës ekonomike në vend.

Sipas Telitit, ndërsa bota “vepron dhe merr vendime”, në Shqipëri qeveria kufizohet vetëm në monitorimin e krizave.

“BOTA QEVERIS KRIZAT… NË SHQIPËRI KRIZAT QEVERISIN VENDIN! Bota vepron… ndërsa qeveria shqiptare monitoron…”, shkruan ai.

Në reagimin e tij, Teliti liston disa nga problematikat kryesore, duke përfshirë transportin, rritjen e çmimeve dhe kostot për biznesin.

“Transporti drejt kolapsit… qeveria monitoron. Çmimet e ushqimeve dhe qiratë rriten… qeveria monitoron. Biznesi përballet me kosto të rritura dhe pasiguri… qeveria monitoron”, thuhet në postim.

Ai shton se qytetarët po përballen me vështirësi të përditshme ekonomike, ndërsa sipas tij qeveria nuk ndërhyn në mënyrë aktive.

Teliti kritikoi gjithashtu reagimin e institucioneve për skandalet e abuzimeve me fondet publike, duke thënë se “qeveria hesht dhe vetëm monitoron”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb