Sandro Schärer është caktuar nga UEFA për të gjykuar ndeshjen e parë gjysmëfinale  të Champions Paris Saint-Germain-Bayern Munich, takim ky që do luhet të martën në mbrëmje në Parc des Princes.

Schärer arbitroi së fundmi në çerekfinalen e Europa League midis Bolognas dhe Aston Villa. Në fillim të muajit, 37-vjeçari u bë pjesë e listës së arbitrave për Kupën e Botës këtë verë në SHBA.

Massimo Busacca ishte zvicerani i fundit që arbitroi një gjysmëfinale të Champions 16 vjet më parë, në ndeshjen midis Olympique Lyon dhe Bayern Munich.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: