Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në jug të Liban, pavarësisht zgjatjes së fundit të armëpushimit.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit, e cila në një deklaratë zyrtare bëri të ditur se në mesin e viktimave ndodhen edhe dy gra dhe dy fëmijë.
Sipas të dhënave paraprake, nga sulmet janë plagosur edhe 37 persona të tjerë, disa prej të cilëve raportohet të jenë në gjendje të rëndë.
Ngjarja vjen në një kohë kur pritej ulje e tensioneve pas vendimit për zgjatjen e armëpushimit, duke ngritur shqetësime për një përshkallëzim të ri të situatës në rajon.
