Një incident me të shtëna me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Austin, SHBA duke shkaktuar panik pranë një zone të frekuentuar.

Sipas raportimeve të CBS Austin, të shtënat ndodhën pranë një restoranti të njohur, ndërsa forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisën operacionin për neutralizimin e situatës.

Autoritetet bëjnë me dije se i dyshuari është larguar nga vendngjarja me një automjet, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Deri më tani nuk ka një bilanc të saktë për numrin e të plagosurve, por konfirmohet se disa persona po marrin trajtim mjekësor.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb