Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të takohen në mega-ndeshjen e tyre të shumëpritur në kategorinë e peshave të rënda, në fund të këtij viti. Edhe pse në të kaluarën përpjekjet për ta realizuar këtë përballje kanë dështuar, këtë herë si duket është arritur marrëveshja finale.

Joshua do të rikthehet me një ndeshje kundër boksierit shqiptar të peshave të rënda, Kristian Prenga, në Riad më 25 korrik, përpara se të përballet me rivalin e tij britanik.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Joshua dhe Fury do sfidojnë njëri-tjetrin në tremujorin e fundit të vitit.

Interesi i publikut mbetet jashtëzakonisht i lartë, ndërsa organizatorët shohin në këtë ndeshje një mundësi për një spektakël global.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: