Në “Botërori Amerikan” në News 24, trajneri i njohur, Shpëtim Duro, tregoi këndvështrimin e tij për barazimin e Spanjës ndaj Kepit të Gjelbër, në ndeshjen e Botërorit.
“Askush nuk e mendonte barazimin e Spanjës, duke patur parasysh nivelin që ka. Ne e kemi thënë edhe më përpara, janë ndeshjet e para, ka shumë befasi. Skuadrat hyjnë gradualisht dhe ngjisin maloren ngadalë.
Spanja nuk ka prodhuar shumë, kishte një dominim jo me vertikalizime. Nuk ka patur raste të pastra. Edhe formacioni kishte disa pikëpyetje, ishte hera e që shikoj Pedrin ashtu. Nuk ishte në nivelin e tij. Ka 2-3 lëvizje dhe bie rendimenti i ndeshjes”- tha ai.
