Finalja e sezonit në Premier League pritet të jetë një provë e vërtetë rezistence për Manchester City. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të përballet me një kalendar tejet të ngjeshur, në një moment vendimtar të garës për titull.

“Citizens” janë të detyruar të zhvillojnë katër ndeshje brenda vetëm 12 ditëve, një ritëm intensiv që vjen si pasojë e angazhimeve të shumta, përfshirë edhe finalen e FA Cup Final. Klubi kishte kërkuar një riorganizim të axhendës, por kërkesa është refuzuar, duke lënë në fuqi kalendarin fillestar. Everton, Brentotford në kampionat, finalja e Fa Cup ndaj Chelsea dhe më pas sprinti final në Premier league në sfidat ndaj Crystal Palace dhe Aston Villa, ku pritet të vendoset gjithçka.

Një situatë që vë në provë jo vetëm formën fizike të lojtarëve, por edhe thellësinë e skuadrës. Në këtë fazë delikate, çdo ndeshje merr peshë të jashtëzakonshme, ndërsa gabimet mund të rezultojnë vendimtare.

Me objektivat ende të hapura dhe konkurrencën në kulm, Manchester City hyn në sprintin final të sezonit nën presion maksimal, ku menaxhimi i energjive dhe rotacioni i skuadrës mund të bëjnë diferencën mes suksesit dhe zhgënjimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb