Në kuadër të afrimit të ndeshjeve përmbyllëse të sezonit, Sektori i Arbitrimit në FSHF zhvilloi një takim pune me arbitrat e Kategorisë së Parë, me fokus përgatitjen sa më të mirë për fazën më të rëndësishme të kampionatit.

Aktiviteti nisi me një seancë stërvitore me karakter relaksues dhe motivues, e cila synoi forcimin e aspektit fizik dhe përqendrimit mendor të arbitrave, në funksion të rritjes së performancës në fushën e lojës.

Më pas, takimi vijoi në sallën e mbledhjeve, ku u analizuan situata konkrete nga ndeshjet e fundit, si dhe u diskutuan çështje organizative dhe teknike në kuadër të fazës “Final Four”.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e vijueshmërisë, konsistencës dhe uniformitetit në vendimmarrje, si dhe menaxhimi profesional i momenteve të veçanta të lojës, në përputhje me standardet e larta që kërkon gara në këtë fazë përcaktuese të sezonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: