Reforma për digjitalizimin e sistemit të inspektimit në Shqipëri po hyn në një fazë të re zbatimi, si pjesë e ndryshimeve të ligjit nr. 99/2024, me synim rritjen e transparencës, efikasitetit dhe besimit të publikut ndaj këtij procesi.

Në këtë kuadër, në ambientet e Inspektorati i Përgjithshëm u zhvillua ceremonia e dorëzimit të 143 tabletave për inspektorët rajonalë dhe vendorë, me qëllim lehtësimin e punës në terren dhe krijimin e kushteve optimale për ushtrimin e detyrës.

Në një prononcim për mediat, Dashnor Sula theksoi se çdo inspektor do të ketë kushte optimale për të përmbushur detyrën sipas ligjit.

Sula tha se dixhitalizimi i sistemit të inspektimit është një hap vendimtar në reformën e ndërmarrë nga qeveria me ndryshimet e bëra në ligjin 99/2024 për inspektimin me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe rritjen e besimit ndaj tij.

“Ky sistem mundëson kryerjen e inspektimeve në distancë, raportimin elektronik, menaxhimin e integruar të të dhënave dhe monitorimin në kohë reale të procedurave inspektuese në terren, duke garantuar transparencë, përgjegjshmëri dhe standardizim të plotë të procesit.

Për ketë qëllim sot në ambientet e Inspektoratit të Përgjithshëm u bë dorëzimi i 143 tabletave për lehtësimin e punës ne terren të inspektoreve rajonalë e vendorë me synim krijim e kushteve optimale të punës si një domosdoshmëri për funksionimin efikas të sistemit.

Sistemi i inspektimeve udhëhiqet dhe koordinohet nga Inspektorati i Përgjithshëm, i cili siguron bashkëveprim të strukturuar ndërmjet inspektorateve qendrore, njësive të specializuara dhe strukturave vendore, duke shmangur mbivendosjet, konfliktet e kompetencës dhe përdorimin joefikas të burimeve.

Krijimin i një databaze të integruar për subjektet e inspektimit, forcimin e kuadrit institucional përmes Bordit të Inspektimeve, si dhe profesionalizimin e trupës inspektuese përmes trajnimit, certifikimit dhe standardeve të unifikuara.

Unë si Inspektor i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë garantoj të gjitha inspektoratet qendrore , rajonale dhe vendore që cdo inspektor do të punoj në kushte optimale për përmbushjen në detyrën e tyre sipas ligjit 99/2024 për inspektimin. Jam i bindur qe çdo inspektor nga dita e sotme e ne vazhdim do te tregoje përgjegjshmëri dhe integritet për te përmbushur detyrën”, u shpreh Sula.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb