Deputeti i PS, Erion Braçe ka mbështetur qëndrimet e ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali, ndaj situatës brenda socialistëve dhe qeverisjes, duke deklaruar se disa gjëra të thëna nga ajo, janë të drejta dhe qëndrojnë.

Madje, sipas Braçes, edhe për Ramën, këto qëndrojnë dhe kryeministri e di dhe se problemet duhen trajtuar.

“Zonja Spiropali ka ngritur disa shqetësime që edhe qëndrojnë, edhe për mua qëndrojnë edhe për të tjerë aty, edhe për kryeministrin qëndrojnë.

Në momentin që themi që duhet të rienergjizojmë PS, që duhet ta hapim PS, duhet ta bëjmë më demokratike, praktikisht kemi pranuar një seri problemesh që duhen kuruar”, tha Braçe gjatë një interviste në Top Channel.

Socialisti shtoi më tej se edhe Rama e di, që Spiropali ka të drejtë për disa kritika që bën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb