TIRANË- Ilda Zhulali , anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë, PD gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24 foli për përplasjet në PS, duke analizuar edhe qëndrimin e ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali.
Gjatë intervistës, Zhulali tha se Spiropali po del jo vetëm përballë Ramës, por edhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, pasi sipas saj kryeministri shantazhohet nga kjo e fundit.
“Reagimi i zonjës Spiropali për mua meriton guxim, ka dalë përballë jo vetëm Edi Ramës, por edhe përballë Belinda Ballukut. Të mos harrojmë që pushteti i Ballukut është aq i fortë sa ka arritur të shantazhojë Edi Ramën dhe të bllokojë procesin e anëtarësimit e Shqipërisë në BE. E dimë që ka emëruar një numër ministrash…pra Sot Spiropali del përballë këtyre dy super pushteteve…Pra nëse Edi Rama mund të tregojë lodhje që nuk do të merret me punë të brendshme dhe ka një tjetër zëvendëse që është Belinda, dhe sot Elisa ka dalë përballë të dy këtyre. Demokraci në PS nuk ka. Por do të shohim nëse nga këto do të krijohet një pol kundërshtar me Edi Ramën…Kjo është diçka për tu pritur dhe nuk është hera e parë…”, tha mes të tjerash ajo.
