Në një intervistë në “News24”, Alban Daci komentoi garën për zgjedhjet për kryetar brenda PD. Ai u shpreh se nuk i cilëson aspak zgjedhje, por sipas tij do të jenë një rikonfirmim i Sali Berishës.

Gjatë intervistës Daci, nënvizoi se PD duhet të hapet dhe të sjellë një model të ri, sepse në situatën që ndodhet nuk është aspak në kushte të mira.

“Ajo që po ndodh në PD nuk është gjë e mirë, këto nuk janë zgjedhje. Pamundësia për të pasur kandidat rival… këto zgjedhje do shërbejnë vetëm për të rikontrukturuar lidershipin e PD. Berisha është i fortë brenda partisë, nuk ka zgjedhje mund të quhet rikonfirmin. Kjo nuk është gjë e mirë për të ardhmen e PD. Sepse një parti që nuk ka një proces hapjeje apo një qasje të re në raport me qytetarët nuk mund të sjellë ndryshim”, tha ai.

Sa i përket protestave tha se nuk kanë efektivitet dhe se nuk vlejnë sepse Partia Demokratike sot ka probleme serioze të brendshme.

“PD ka probleme serioze të brendshme. PD ka një problem të madh sepse lidershipi i PD shumë larg standardeve që kanë shqiptarët sot dhe demokratët që prej 13 vitesh janë në opozitë. Protestat i quaj manifestime politike dhe që nuk sjellin ndryshime të mëdha”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: