Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë me faqen e lajmeve Axios të mërkurën se i kishte kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të urdhëronte vetëm sulme “kirurgjikale” në Liban dhe të shmangte një rifillim të plotë të luftës kundër lëvizjes shiite Hezbollah , e cila është aleate me Iranin.
“I thashë Netanyahut se duhej ta bënte më shumë në mënyrë kirurgjikale. Jo të shembte ndërtesa. Ai nuk mund ta bëjë këtë. Është shumë e tmerrshme dhe dëmton imazhin e Izraelit”, tha presidenti i SHBA-së.
Donald Trump tha gjithashtu se i pëlqen Libani dhe udhëheqja e tij dhe beson se vendi mund të “rikthehet”.
“Irani e shkatërroi Libanin. Përfaqësuesi i tij Hezbollahu e shkatërroi Libanin. Kur Irani neutralizohet, Hezbollahu neutralizohet automatikisht”, shtoi ai.
