Një sulm me dronë rusë gjatë natës ka lënë të plagosur 18 persona në Odesa.
Sulmi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa banimi dhe infrastrukturë, njoftuan zyrtarët lokalë.
Sipas autoriteteve, sulmet kanë prekur më rëndë lagjen qendrore Primorsky, ku janë dëmtuar ndërtesa shumëkatëshe dhe pesëkatëshe. Kreu i administratës ushtarake lokale, Sergei Lysak, bëri të ditur se shpërthimet shkaktuan zjarre të mëdha në katet e sipërme dhe në çati, të cilat janë vënë tashmë nën kontroll.
Qyteti portual në Deti i Zi, një nyje kyçe për eksportet ukrainase, ka qenë vazhdimisht në shënjestër që prej nisjes së pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Vetëm pak ditë më parë, një tjetër sulm la të paktën 14 persona të plagosur.
