Një aksident ka ndodhur në mbrëmje në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë.

Një mjet tip “Volkswagen” i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë bagëtish të imta (dhi) që ndodheshin në rrugë. Si pasojë e përplasjes, është lënduar edhe çobani, shtetasi Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë.

Demiraj është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb