Policia e Shtetit përmes një shkrese zyrtare ka njoftuar Ministrinë e Arsimit mbi rrezikun që u kanoset nxënësve si pasojë e një forme të re të trafikut të substancave psikoaktive.

Sipas kësaj shkrese produktet “Edilbles”, të cilat në dukje janë produkte ushqimore, kanë përmbajtje të lartë të THC-së dhe tregtohen në formë xheli apo haribosh.

Autoritetet po ashtu ngrenë alarmin edhe për pasojat që këto produkte kanë për organizmin sidomos te fëmijët.

  • foto galeri

Përmes kësaj shkrese bëhet apel edhe për ndërgjegjësimin e stafeve të sistemit arsimor parauniversitar dhe nxënësve.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb