Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka bërë një panoramë të situatës politike në kampin rozë. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Koçi thekson se kërkesa e tij ka qenë ‘Republika’ t’u hiqet nga duart drejtorëve e të deleguarve e ti dorëzohet sovranit e përfaqësuesve të tij.

Në qëndrimin e tij Petro Koçi nuk i ka kursyer kritikat, ndërsa shton se unitetin e partisë nuk mund ta mbajnë të korruptuarit e pushtetit dhe se kritikat dhe vetëkorigjimi janë shumë të rëndësishme.

Reagimi;

Te duash Partine Socialiste eshte ndryshe nga te te duhet Partia Socialiste.

Ata qe e duan perpiqen ta permiresojne, ta perfeksionojne sepse u dhembin perpjekjet, vuajtjet, sakrificat, kontributet e mijera militanteve te saj nder vite. Ata, te cileve thjesht u duhet partia per karriere e per tu pasuruar shpesh e vjedhin pushtetin e saj, e shperdorojne dhe e baltosin moralin e saj publik.

Nese punet nuk ecin si duhet ata qe e duan PS ne perpiqen te nderhyjne duke analizuar, keshilluar e propozuar.

Te korruptuarit ose tradhetaret e votebesimit popullor ndaj PS perpiqen ti mbulojne problemet apo dukurite regresiste. Ata ndertojne skema qe shmangin pushtetin e anetaresise se partise ne proceset vendimmarrese. Sillen me arrogancen e nje pushteti te deleguar nga lart. Ata vendosin motin politik ne parti. Sillen si bajraktare te dikurshem por te veshur me Armani ama.

Prandaj kam kerkuar qe te balancohet marredhenia duke dhene anetaresise te pakten gjysmen e pushtetit te te deleguarve. Republika t’u hiqet nga duart drejtoreve e te deleguarve e ti dorezohet sovranit e perfaqesuesve te tij.

Qeveria te mos prese qe korrupsionin ta luftoje vetem SPAK e GJKKO, por te nderhyje me vendosmeri me masa administrative nda cdo zyrtari qe rezulton me shkelje sidomos financiare nga kontrollet e KLSH apo auditet shteterore.

Partia te behet me kolegjiale ne vendimmmarrjet perfaqesuese dhe te respektohet ne menyre institucionale vleresimi i  anetaresise se PS per ceshtjet e rendesishme politike.

Qasja institucionale te synoje shnderrimin e partise ne nje instrument demokratik te pjesemarrjes se qytetareve ne qeverisje gjate gjithe periudhes se ushtrimit te mandatit.

Zerat kritike ne cdo rast te ruajne etiken dhe te sigurojne vetepermbajtje konstruktive ne menyre qe te mos u lene hapesire te korruptuarve te mbajne flamurin e parimit te unitetit.

PS i ka te gjitha energjite, pervojen dhe mencurine qe te vetekorigjohet ne cdo aspekt, te ece perpara ne nje qeverisje te suksesshme qe realizon me merite integrimin europian te vendit dhe qe sfidon nje opozite mjerane prapakthimi ne perballjet e ardhshme elektorale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: