Himara është bërë gati për sezonin e ri veror. Bashkia e qytetit ka organizuar një program të pasur 3-ditor me aktivitete sportive, kulturore dhe argëtuese për të gjitha moshat. Kreu i bashkisë në fjalën e hapjes tha se synimi është nxitja e të rinjve të ndjekin pasionet sportive dhe angazhimi i tyre.

Ndërsa çelja u shënua me një mini maratonë dhe beach volley, në shëtitore panaire artizanale e kulinarie, ekspozita dhe sfida gatimi shoqëruan të pranishmit sikundër edhe performanca artistike e koncerte folklorike. Program I ideuar, jep mesazhet e bashkisë për të rinjtë.

Festa vijon edhe në dy ditët në vijim me argëtim dhe spektakël: aktivitete për fëmijë, akrobaci, festivale dritash, kinema në natyrë, një koncert i madh me artistë modernë, si edhe sporte ujore si scuba diving dhe kajak. Programi që mirëpret sezonin turistik të vitit 2026 është i pasur dhe gjithëpërfshirës, duke ndërthurur sportin, kulturën, traditën dhe argëtimin modern.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb