Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se sulmet me dronë të ndërmarra nga Ukraina kanë shkaktuar dëme prej miliarda dollarësh në industrinë e naftës së Rusisë gjatë këtij viti.

Duke iu referuar “vlerësimeve më konservatore”, Zelensky tha se “shteti agresor ka humbur të paktën 7 miliardë dollarë vetëm si rezultat i drejtpërdrejtë i goditjeve tona precize ndaj industrisë së naftës dhe sektorit të rafinimit për shkak të goditjeve direkte, ndërprerjeve të aktivitetit dhe vonesave në dërgesa”.

Sipas tij, sulmet me dronë të Ukrainës ndaj objektivave të naftës në Rusi arritën një nivel të ri në muajin prill, si për nga shtrirja ashtu edhe për nga intensiteti.

Zelensky theksoi se këto operacione kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e të ardhurave nga nafta të Rusisë, një burim kyç për financimin e luftës.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më shumë se katër vite më parë, duke goditur vazhdimisht territorin ukrainas me raketa dhe dronë, çka ka shkaktuar viktima të shumta civile dhe shkatërrim të infrastrukturës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb